Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës, ngjarja mbahet e fshehtë

Nxënësit kanë dalë të gjithë në oborr, pasi ka dyshime se në ambiente është hedhur një lëndë helmuese.

12 Shtator 2023, 12:05 Nga A.B
Denoncimi te Berisha: Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e
Gjimnazi

KRUJË- Në gjimnazin e Krujës raportohet se është hedhur lëndë helmuese. Nxënësit kanë dalë të gjithë në oborr, pasi ka dyshime se në ambiente është hedhur një lëndë helmuese. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i ka mbërritur një mesazh nga një qytetar. 

POSTIMI I BERISHËS:

Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës.

Nxënsit braktisin klasat.

Ngjarja mbahet e fshehtë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Ne gjimnazin e krujes eshte hedhur nje lende helmuese, te gjith nxensit jan ne oborrin e shkolles, te shkruajta se duan ta mbajne te fshehur.

Pas denoncimit të Berishës, nxënësi që hodhi sprajin është shoqëruar në polici ndërsa shërbimi mjekësor është në ambientet e shkollës, duke bërë të mundur kontrollin e të prekurve nga spraji. Mësohet se tre prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ndërsa të tjerët po trajtohen në ambientet e shkollës kanë nuk kanë shqetësime serioze.

gjimnazi ne kruje kruje

Sondazh

Poll