Aktualitet

E quajti plagosje të lehtë dhunën barbare nga fisi Rraja, mjeku-ligjor ekspertoi edhe dhunën ndaj Xhisiela Malokut

Gjithashtu Elton Serani ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje të një shume parash përmes mashtrimit

12 Shtator 2023, 12:33 Nga r.ll
E quajti plagosje të lehtë dhunën barbare nga fisi Rraja,
fisi rraja

TIRANË- Eksperti mjeko-ligjor Elton Serani më 24 korrik 2023 cilësoi si plagosje të lehtë rrahjen barbare të Jashar dhe Bilbil Maja në Fushë-Krujë nga fisi Rraja.

Mësohet se Elton Serani është po i njëjti mjek që ka ekspertuar dhe Xhisiela Malokun për dhunë fizike, për të cilën u dyshua si autor dhe më pas u dënua Rexhep Rraja.

Gjithashtu Elton Serani ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit të një shume parash. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

E quajti plagosje të lehtë dhunën barbare nga fisi Rraja,

Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës zbuti akuzë akuzën ndaj 9 personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj shtetasve Jashar dhe Bilbil Maja, në 6 Korrik të këtij viti.

Ngjarja shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vete personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të këtij viti, u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja./Dosja.al

elton serani fisi rraja

Sondazh

Poll