Studiuesi akuzon për plagjiaturë Eni Çobanin: Këto janë dy kopjimet që ka bërë për konferencat shkencore (FOTO)
Tiranë- Avokatja e njohur Eni Çobani akuzohet për plagjiaturë. Denoncimi është bërë nga studiuesi Vladimir Kola, i cili përmes një statusi në “Facebook”, akuzon juristen Çobani se ka bërë dy kopjime nga autorë të tjerë në artikujt e saj shkencorë, të cilat janë përdorur edhe në konferenca shkencore.
Sipas tij kopjimi i parë është bërë në shkrimin me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së republikës së Shqipërisë dhe efektshmëria pozitive e tij”, me autore Eni Çobani, i publikuar në nëntor 2017, i cili është kopjuar në masën 80% nga artikulli shkencor me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së Republikës se Kosovës dhe efektshmeria pozitive e tij”, me autor Hajrullah Mustafa”.
Ndërsa plagjiatura e dytë ka të bëjë me shkrimin me titull “Ndërmjetësimi në konfliktet penale në Shqipëri, veçanërisht në veprat penale të të miturve” me autore Eni Çobani dhe Besmira Hysenbelliu, një pjesë e të cilit është kopjuar nga Teza e Doktoraturës me titull “Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve” e mbrojtur nga Besnik Çerekja në vitin 2013, një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga studimi i organizatës “Save the Children” .
Statusi i plotë:
Natyrisht TV Klan më promovoi duke më ftuar në emisionin Opinion dhe pa dyshim unë jam mirënjohës për promovimin, por gjithsesi e konsideroj me vend të vë në dukje 2 kopjime të bëra nga juristja e njohur Eni Çobani, sepse së pari janë fjalime (kumtesa) në konferenca shkencore dhe së dyti janë kopjime me përqindje shumë të lartë (pa përmendur fare burimin origjinal).
Paraprakisht, dua të sqaroj se kopjimet në fjalë i kam zbuluar krejtësisht në mënyrë të rastësishme, duke parë ca dokumente PDF në sitin e Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe për kuriozitet kontrollova edhe 2 shkrimet në fjalë.
KOPJIMI I PARË
Zbulimi dhe krahasimi i plagjiaturës së shkrimit me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së republikës së shqipërisë dhe efektshmëria pozitive e tij”, me autore Eni Çobani. Fjalim i mbajtur në konferencën shkencore me titull “DEVELOPMENTS AND NEW APPROACHES IN PUBLIC LAW”, nëntor 2017, Fakulteti i Drejtësisë, UT.
Shkrimi gjendet në internet në këtë adresë (faqet 329-335):
http://fdut.edu.al/…/DEVELOPMENTS-AND-NEW-APPROACHES-IN-PUB…
Rreth 80 % e shkrimit në fjalë është kopjuar nga artikulli shkencor me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së Republikës se Kosovës dhe efektshmeria pozitive e tij”, me autor Hajrullah Mustafa, i publikuar në revistën “Opinio Juris”, 2015.
Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.
Artikulli origjinal gjendet në këtë adresë (faqet 85-95):
https://ad.rks-gov.net/Uploa…/Documents/OpinioJuris_Shq_.pdf
Vladimir Kola
Poshtë po vendos krahasimin e teksteve për kopjimin e parë:
KOPJIMI I DYTË
Zbulimi dhe krahasimi i plagjiaturës së shkrimit me titull “Ndërmjetësimi në konfliktet penale në Shqipëri, veçanërisht në veprat penale të të miturve” me autore Eni Çobani dhe Besmira Hysenbelliu. Fjalim i mbajtur në konferencën shkencore me titull “CRIMINAL LAW BETWEEN TRADITION AND CHALLENGES OF ACTUALITY”, dhjetor 2017, Fakulteti i Drejtësisë, UT.
Shkrimi gjendet në internet në këtë adresë (faqet 327-341):
https://fdut.edu.al/…/2019/01/konferenca-PER-SHTYP-FINAL.pdf
Rreth 70 % e shkrimit në fjalë është kopjuar nga 3 shkrimet të tjera.
1.
Një pjesë e shkrimit në fjalë është kopjuar nga Teza e Doktoraturës me titull
“Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve” e mbrojtur nga Besnik Çerekja në vitin 2013.
Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Besnik-%C3%87erekja.…
Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.
2.
Një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga studimi i organizatës “Save the Children” me titull “Të miturit në kontakt me ligjin dhe efektet e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit”, 2015.
Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:
http://www.mediationalb.org/pdf/Raporti_i_studimit_-_Al.pdf
Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.
3.
Një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga <>, janar 2017.
Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:
https://www.academia.edu/…/RELACION_KIODI_I_DREJTESISE_PER_…
Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.
Vladimir Kola
Poshtë po vendos krahasimin e teksteve edhe për kopjimin e dytë:
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
“Gruaja dhe fëmijët e Lavdrim Muhaxherit ndodhen në kampnin Al-Hol”, gazetarja Mejdini tregon historinë: Si u martua kry
TIRANË– Lavdrim Muhaxheri, drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste të ashtuquajtur shteti islamik ISIS, mbeti i vrarë gjatë luftimeve në Siri. Po...
Del FOTOJA/ Alvin Berisha i plagosur në kamp, ish-luftëtari kosovar tregon detaje: I shpërtheu predha në makinë
TIRANË– Bedri Elezi, nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare që njihet edhe si ish-luftëtar i Kosovës ka sjellë për herë të parë fotot të 6-vje&c...
Kosova në misionin e rradhës në Siri/ 37 gra dhe fëmijë presin të riatdhesohen në kufi me Turqinë
SIRI – Ka arritur në 35 numri i grave dhe fëmijëve nga Kosova që janë larguar nga kampet dhe burgjet e Sirisë, drejt qytetit Qamishli në kufi me Turqinë.A...
Sulmi me armë ndaj Drejtorit të Hekurudhave, shoqërohet në polici djali i ish-ministrit Lefter Koka, policia: S’është e
DURRËS– Mbrëmjen e sotme u raportua se Arbi Koka, djali i ish-ministrit Lefter Koka është shoqëruar në policinë e Durrësit.Mediat në vend raportuan se Kok...
Mesazhi i Klotildës nga Al-Hol: Jetojmë mes akrepave, zoti e di se kur do na marrin.Vëllai thirrje Ramës: Ndërhyni
TIRANË– Një audio e dërguar nga Klotilda Zani, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.Filimisht Kl...
“Kurdët vunë dorën në zemër për babain e Alvin Berishës”, gazetari i “Le Iene” tregon si arritën në kamp: Më d
TIRANË– Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” pak ditë më parë i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjet...
Si i tërhoqi Kosova shtetasit nga Siria? Ministri zbulon hapat. Vasili: Po Shqipëria pse s’e bën këtë?
TIRANË– Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel dhe ka folur për pun...
“Për fëmijët e tu do shkoje në fund të botës”, Hazizaj letër të hapur Ramës: Kthe shqiptarët nga Siria
TIRANË– Drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që...
Vëllai kërkon rikthimin e motrës nga kampi i Sirisë, Klotilda Zani: Këtu duhet pare e madhe
TIRANË- Florini është një vëlla, i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane. Në Open ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që p...