Aktualitet

Masakra mjedisore në Butrint, Gjykata e Sarandës liron inspektorin dhe specialistin e zonave të mbrojtura

Në përfundim të seancës gjyqësore u vendos “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit, duke i quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. 

10 Shtator 2023, 12:12 Nga f.i
Masakra mjedisore në Butrint, Gjykata e Sarandës liron inspektorin dhe
foto ilustruese

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit e së enjtes si të dyshuar për “shpërdorim detyre”, duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil.

Prokuroria kërkoi për inspektorin e zonës së Butrintit Çane Aliaj kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” , ndërsa për specialistin e Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg”. 

Në përfundim të seancës gjyqësore u vendos “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit, duke i quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. 

Gjithashtu janë nën hetim janë drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi për veprën penale “Shpërdorim i detyrës".

Çane aliaj sokol xhyheri

Sondazh

Poll