Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia: Janë bllokuar pikat kryesore të qytetit për kapjen e autorëve

10 Shtator 2023, 09:08 Nga f.i
Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia: Janë bllokuar
pamje nga vendngjarja

VLORË-Policia  e Vlorës në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar (9 shtator 2023) në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Leartiad Lekaj (Kekaj).

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

vrasje ne vlore leartiad lekaj

Sondazh

Poll