Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet një person në Tiranë

Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Babrru pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. Uniformat blu kanë arrestuar 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshmë penale.

10 Shtator 2023, 10:38 Nga r.ll
Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet një person në
Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 15 vjeçe.

Gjithashtu një 42-vjeçar është vënë në pranga në Babrru pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. Uniformat blu kanë arrestuar 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 42 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur.Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- A. G., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Filip Jani”, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. M., 22 vjeç. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 17 vjeç, pasagjer në motomjet, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

- B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

- M. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia tirane

Sondazh

Poll