Aktualitet

Tiranë/ Mori peng një 17-vjeçare dhe e dhunoi, në pranga 23-vjeçari (EMRI)

Bëhet fjalë për Bred Llaftiu.

10 Shtator 2023, 10:08 Nga f.i
Tiranë/ Mori peng një 17-vjeçare dhe e dhunoi, në pranga
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë peng për disa orë dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare. Bëhet fjalë për Bred Llaftiu, icili është arrestuar në Xhafzotaj të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

I hoqi lirinë një 17-vjeçareje dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 23 vjecari ne tirane bred llaftiu

Sondazh

Poll