Aktualitet

Sezoni turistik! Rama: Mbi 2 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

Rama shprehet se edhe muaji shtator po vijon me flukse të larta. 

10 Shtator 2023, 09:12 Nga f.i
Sezoni turistik! Rama: Mbi 2 mln turistë të huaj vizituan
Edi Rama

TIRANË- Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se edhe muaji shtator po vijon me flukse të larta. 

“Mirëmëngjesi dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

sezoni turistik ne shqiperi edi rama

Sondazh

Poll