Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet një person në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 1...
Dy vëllezërit pritet të përballen me akuzën për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
PEQIN- Genci dhe Bledar Meta janë arrestuar sot nga policia në Peqin, pas një kontrolli blic në banesat e tyre. Policia njofton se dy vëllezërit mbanin një çantë me arsenal armësh, të llojit kallashnikov, armë zjarri pistoleta, armë gjahu dhe municione në banesë. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operaconit të koduar 'Brothers' në lagjen Teqe. Dy vëllezërit pritet të përballen me akuzën për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
NJOFTIMI I PLOTË:
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar "Brothers". Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak dhe 3 celularë.
Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, të ndjekura përmes një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që i kishin fshehur këto armë, në katër çanta në banesën e tyre.
Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen "Teqe".
Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar "Brothers". Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.
Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 1...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë, ku mbeti i vrarë Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vje&cc...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë peng për disa orë dhe ka...
Edi Rama TIRANË- Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë pub...
pamje nga vendngjarja VLORË-Policia e Vlorës në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar (9 shtator 2023) në...
Leartiad Lekaj (Kekaj) VLORË- Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar mbeti i vra...
foto ilustruese TIRANË- Ardhja e turistëve të huaj nuk po arrin të mbyllë “gropën” e konsumit te produktet e...
foto ilustruese TIRANË- E diela dotë jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me k...
makina e djegur VLORË- Leartiad Lekaj (Kekaj) 41-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat mafioz mbrë...
pamje nga vendngjarja VLORË- Të tjera detaje kanë dalë pas atentatit me armë zjarri të ndodhur gjatë mbrëmjes s&eum...