Aktualitet

Vrasja në Vlorë/ Mbi 28 gëzhoja në vendngjarje! Kush është viktima (FOTOT)

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

10 Shtator 2023, 07:55 Nga f.i
Vrasja në Vlorë/ Mbi 28 gëzhoja në vendngjarje! Kush
Leartiad Lekaj (Kekaj)

VLORË- Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë. Në foton e mëposhtme është viktima Laert Kekaj, i cili rezulton me gjeneralitet të ndryshuar (Leartiad Lekaj).

41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite dënim. Raportohet se rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë në 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Vrasja në Vlorë/ Mbi 28 gëzhoja në vendngjarje! Kush
Leartiad Lekaj (Kekaj)

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

vrasje ne vlore leartiad lekaj

Sondazh

Poll