Aktualitet

Sulmi me armë ndaj Drejtorit të Hekurudhave, shoqërohet në polici djali i ish-ministrit Lefter Koka, policia: S’është e

21 Tetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Sulmi me armë ndaj Drejtorit të Hekurudhave, shoqërohet në

DURRËS– Mbrëmjen e sotme u raportua se Arbi Koka, djali i ish-ministrit Lefter Koka është  shoqëruar në policinë e Durrësit.

Mediat në vend raportuan se Koka dyshohej se është autori i sulmit me armë që u bë ndaj kryetarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishit.

Nga ana tjetër Policia e Durrësit e ka mohuar këtë gjë. Të pyetur nga Dosja.al, burime nga uniforma blu bënë me dije se Koka nuk është shoqëruar.

Sulmi me armë ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, teksa policia raportoi se ishte qëlluar drejt një automjeti që qëndronte i parkuar. Pas hetimeve rezultoi se makina tip “Volswagen” ishte në emër të 29-vjeçarit me inicialet I.B., por që përdorej nga Dyrmishi.

29-vjeçari është shoferi i Drejtorit të Hekurudhave. Vetë Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me atë si personi. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ani dyrmishi shoqerohet arbi koka ani dyrmishi shoqerohet arbi koka

Sondazh

Poll