Aktualitet

Drama e Alvin Berishës, përlotet gazetarja Eni Vasili, të ftuarit ngashërehen në studio: Shqiptarët na luten

21 Tetor 2019, 19:35 Nga DOSJA
Drama e Alvin Berishës, përlotet gazetarja Eni Vasili, të ftuarit

TIRANË– Eni Vasili, gazetarja e emisionit “Open” dhe të ftuarit në këtë studio janë përlotur të gjithë mbrëmjen e sotme.

Teksa është transmetuar videoja e “Le Iene” ku tregohet se si Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar i mbetur në kampin Al-Hol përqafon mes lotësh të atin, të gjithë janë përlotur.

Ekranin e kanë ‘mbushur’ lotët dhe gazetares Vasili i dridhej Zeri. Bashkë me të janë prekur edhe të ftuarit që janë Imami i njohur Elvis Naçi, Romina Kuko, zv-Ministre e Punëve të Brendshme, Kreshnik Osmani, Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN.

Lotët janë bërë më të papaërmbajtshëm teksa në lidhje direkte është future gazetari i emisionit “Le Iene”, Taulant Kopliku.

“Ju përmendët italianët të cilët janë interesuar por mos harroni shqiptarët. Kemi kontakte pafund. Ata na pyesin vetëm kaq: A mund të bëjmë diçka? Thjesht na thoni si t’ju ndihmojmë,”- tha Kopliku.

I pyetur nga Vasili nëse po bëhet gjë nga qeveria shqiptare, Kopliku tha se kryeministri Edi Rama nuk ka komunikuar me ta, por publikisht është shprehur se do të angazhohet.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha elvis naçi eni vasili historia e alvin berishes ne siri perlotet studioja open alvin berisha elvis naçi eni vasili historia e alvin berishes ne siri perlotet studioja open

Sondazh

Poll