Aktualitet

“Duhen vetëm 10 minuta”, gazetari tregon si mund të merret Alvini nga Siria, avokati: Vogëlushi është rëndë

21 Tetor 2019, 20:10 Nga DOSJA
“Duhen vetëm 10 minuta”, gazetari tregon si mund të merret

TIRANË– Gazetari i emisonit “Le Iene” ku është transmetuar historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, që ka mbetur mes kampeve të Sirisë, Taulant Kopliku ka treguar se procedura për të tërhequr njerëzit nga ai kamp zgjat vetëm 10 minuta.

Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta,”– tha Kopliku.

Nga ana tjetër avokati i familjes Berisha, Darien Levani u shpreh se Alvini i ka shkëputur kontaktet, por ai ndodhet akoma në kamp.

Biseda në studio

Avokati: Përsa i përket, lajmi i fundit i sigurt është që Alvini është akoma në kamp.

Gazetari: Në Al Hol apo jo?!

Avokati: Ne nuk dimë asgjë konkrete për gjendjen e tij. Por, siç e thatë vetë gjendja është shumë e rëndë pasi është i plagosur si dhe kushtet e kampit dihen. Kërkesa jonë kundrejt shtetit është shumë e thjeshtë, si gjithë fëmijët e tjerë shqiptar mos të paguajë për gabime që ata nuk kanë faj por të kthehen në Shqipëri.

I kam dëgjuar deklarata e Ramës dhe çdo gjë ishte e peshuar dhe e matur. Këto janë gjëra që shkojnë përtej asaj që mund të mendojmë apo kuptojmë, ajo që duam është Alvini të kthehet.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet darien levani historia e alvin berishes ne siri taulant kopliku darien levani historia e alvin berishes ne siri taulant kopliku

Sondazh

Poll