“Alvini mund të vritet në kamp”, teologu vë me shpatulla pas murit zv/ministren: Mos qesh! Kuko: Na kërkojnë para
21 Tetor 2019, 19:58Nga DOSJA
TIRANË– Teologu Ermir Gjinishi në një lidhje direkte në emisionin ‘Open’ është përplasur me zv/ministren e punëve të brendshme Romina Kukon, teksa kjo e fundit është e ftuar në këtë emision ku po diskutohet në lidhje me kthimin e Alvin Berishës, pranë familjes.
Kuko u shpreh se ata njerëz në Siri janë robër lufte dhe se njerëzit në atë vend duan para që t’i lirojnë. “Ata janë robër lufte, ku e kemi ambasadën e Sirisë ne këtu që të merremi vesh, e? ne na kërkojnë para atje! Duan para që t’na i japin,”- tha Kuko.
Por këtë gjë e ka përgënjeshtruar gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku dhe Gjinishi.
“Nuk janë robër lufte. Të lutem mos qesh se s’ka nevojë të bëjmë shumë ironi këtu. Nuk të kërkon njeri para pasi njerëzit në atë kamp nuk janë robër lufte. Ata janë një barrë për vendasit dhe duan t’i heqin. Kanë thjesht nevojë për një bashkëpunim me autoritet shqiptare.
Mund t’i humbasim. Alvini mund të vritet bashklë me shqiptarët e tjerë në atë vend. Si do të reagonte qeveria shqiptare,”- tha Gjinishi.
Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptarqë ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.
Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Sonte në “Open” po diskutohet për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet në kampet e Sirisë.Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, tha se perso...
TIRANË– Eni Vasili, gazetarja e emisionit “Open” dhe të ftuarit në këtë studio janë përlotur të gjithë mbrëmjen e sotme. Teksa është transmetuar videoja e ...
SHBA- Një grup gazetarësh kanë zhvilluar një takim me prokurorin shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj në Detroit të SHBA-së.Përmes një postimi në “Facebook”, gazetarj...
TIRANË– Një shqiptar që punon në ndërtim në Gjermani ka ndaluar punën për disa çaste dhe ia ka marrë një këngë malli. Teksa ndodhet mes kurbetit dhe...
ELBASAN– Një burrë ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Burime zyrtare bëjnë me dije se bashkëshorti ka marrë ...
TIRANË– Avokati Maks Haxhia ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpinë e tij disa ditë pasi krye një ndërhyrje kirurgjikale. Dosja.al mëson se avo...
ELBASAN– Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident autombolistik. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në aksin Papër Elbasan, ku një automjet i lloj...