Aktualitet

Vëllai kërkon rikthimin e motrës nga kampi i Sirisë, Klotilda Zani: Këtu duhet pare e madhe

21 Tetor 2019, 20:20 Nga DOSJA
Vëllai kërkon rikthimin e motrës nga kampi i Sirisë,

TIRANË- Florini është një vëlla, i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane. Në Open ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë.

“Unë jam drejtuar në Ministrinë e jashtme dhe nuk më kanë pritur fare. Në polici po ashtu, por nuk merret njeri. Kam 4-5 muaj që merrem me këtë gjë dhe nuk më ndihmon njeri.

Motra më ka shprehur se do të kthehet. Shteti nuk është interesuar fare. Motra më ka thënë se jeton në një çadër dhe ka dhe 3 fëmijë është në një situatë të keqe, bashkëshorti nuk dihet ku është”, tha Florini.

Motra Klotilda Zani: Kanë ik persona nga Kosova. Shteti ka tërheq. Ketu nuk ka rrugëzdhije tjetër. Këtu duhet pare e madhe. Nuk ka rrugë tjetër. Asnjë gruan nuk i ka pasaportat këtu.

Gazetari Taulant Kopliku: Ka edhe raste të tilla. Por ne nuk mund të spekulojmë.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kampet e sirise klotilda zani kampet e sirise klotilda zani

Sondazh

Poll