Aktualitet

“Për fëmijët e tu do shkoje në fund të botës”, Hazizaj letër të hapur Ramës: Kthe shqiptarët nga Siria

21 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Për fëmijët e tu do shkoje në fund të

TIRANË– Drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që të ktheje në Shqipëri të gjithë shqiptarët që ndodhen në Siri.

Në një letër të hapur, Hazizaj shkruan se asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar dhe se ata fëmijë ndodhen në Siri kundër dëshirës së tyre.

Hazizaj shton më tej se Rama si kryeministër dhe si baba i dy fëmijëve do shkonte deri në fund të botës për t’i gjetur ata.

Bazuar në mediatizimin që mori historia e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që ndodhet në Siri, drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kërkoi që të angazhohet krejtësisht qeveria për të riatdhesuar të gjithë shtetasit e tyre në Shqipëri.

Letra e plotë

Kryeministër, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri!

Drejtuar:              z. Edi Rama

                                Kryeministër i Shqipërisë

I nderuar Z. Rama,

Ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar kthimin urgjent të të gjithë fëmijëve shqiptarë që ndodhen dhe vuajnë në kampet famëkeqe në Siri, në Shqipëri. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, janë rreth 50 fëmijë dhe të mitur shqiptarë që ndodhen prej vitesh ose kanë lindur në kampet famëkeqe të ISIS dhe që jashtë dëshirës së tyre janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.

Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar! Asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për krimet e prindërve të tij!

I nderuar Z. Kryeministër,

Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shprehur shqetësimin e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), organizata më e vjetër e të drejtave të fëmijëve në vend, por edhe atë personal, që asnjë fëmijë shqiptar nuk duhet të jetë viktimë e luftimeve në Siri!

Për këtë ne kërkojmë angazhimin tuaj si Kryeministër, por edhe si baba i dy fëmijëve: A nuk do të kishit vajtur edhe Ju në fund të botës për të gjetur fëmijët tuaj dhe për t’i sjellë ata në shtëpi? Të gjithë ne, prindër të prekur nga ky konflikt, qytetarë të thjeshtë apo të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, sot kemi një thirrje për ju dhe Qeverinë tonë: SILLNI FËMIJËT TANË NË SHTËPI!

Alvin Berisha, 11 vjeç, nuk dihet nëse është gjallë! Jeta e tij është në duart tuaja! Si Alvini janë me dhjetra fëmijë shqiptarë që presin që Qeveria e tyre t’i shpetojë nga vdekja e sigurt! Ne kërkojmë kthimin në shtëpitë e tyre edhe të Evës, Endrit, Fatimes, Esmas, Belkizes, Suejdit dhe të gjithë fëmijëve që sot ndodhen në kampe në Siri.

Sinqerisht,

Altin Hazizaj

Drejtor Ekzekutiv

CRCA/ECPAT Shqipëri

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj alvin berisha edi rama hazizaj leter publike rames altin hazizaj alvin berisha edi rama hazizaj leter publike rames

Sondazh

Poll