Politike

Bardhi: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese s’ishin anëtarë të Kuvendit të PD-së

Bardhi tha se as mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të mbahet nesër nuk do të njihet.

8 Shtator 2023, 21:40 Nga I.A
Bardhi: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Lulzim Basha më 2 shtator, nuk njihet, pasi pjesa më e shumtë e të pranishmëve nuk ishin anëtar të Kuvendit të PD-së. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Bardhi tha se as mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të mbahet nesër nuk do të njihet.

"Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën.PD institucionin e vet më të lartë ka Këshillin Kombëtare dhe kam marrë një vendim që të ndërpresim atë proces që kishte nisur nga një pjesë për zgjedhjen e kryetarit. Sot ka dalë një deklaratë e degës së PD-së kur thotë ne po ngremë struktura. Si mund të ketë pasur Kuvend Kombëtar kur nuk ka pasur. Kam identifikuar demokratë në atë takim. Kam identifikuar demokratë në atë sallë. Një pjesë kishin shkuar edhe me familjarët. Por pjesa dërrmuese nuk janë anëtarë të Kuvendit të PD-së. S’ka asnjë lidhje me institucionet e partisë", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll