Politike

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Kompania e drejtorit të Bashkisë Tiranë shkatërron rrugën e banorëve

Sipas Berishës edhe pse janë bërë shumë denoncime në polici dhe bashki, askush nuk ka marrë masa.

8 Shtator 2023, 21:36 Nga I.A
VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Kompania e drejtorit të Bashkisë
Rruga e shkaterruar

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim mbrëmjen e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se drejtori i bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato ka shkatërruar rrugën e banorëve tek zona që njihet me emrin ‘Sali Nivica’, në Tiranë. Sipas Berishës edhe pse janë bërë shumë denoncime në polici dhe bashki, askush nuk ka marrë masa.

Postimi i Berishës:

Kompania e Mariglen Qatos, drejtorit gangster të policisë së Bashkisë dhe miku i Erion Veliaj, iu shembi rrugën banorëve! Askush nuk pyet për ta. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb Pershendetje doktor. Dua tju tregoj jue nepermjet jush te gjithe shqiptareve se cfare ndodh ne Tiranen e Lali Eri hajdutit e sesi veprohet me dy standarte.Kompania Vas construction ka shembur rrugen Sali Nivica pas pallatit 14/3 tek njesia nr 2 eshte denoncuar ne policine e rendit dhe ne policine Bashkiake dhe deri sot rruga eshte e shembur se shteti eshte kapur Kompania eshte e hajdutit Mariglen Qato. Kemi njoftuar qe ne janar Plicine te nr 112 dhe asnje mase.

sali berisha mariglen qato

Sondazh

Poll