Sport

Çekia është e harruar tashmë, nga sot fillon përgatitja anti-Poloni!

Mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ndeshjes, ekipi udhëtoi drejt Shqipërisë me “charter”, për të mos humbur më shumë kohë.

8 Shtator 2023, 15:22 Nga DOSJA
Çekia është e harruar tashmë, nga sot fillon

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka lënë pas barazimin ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe është gati për të nisur nga puna për ndeshjen e radhës të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Polonisë që luhet këtë të dielë në “Air Albania”.

Mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ndeshjes, ekipi udhëtoi drejt Shqipërisë me “charter”, për të mos humbur më shumë kohë.

Ndërkohë këtë të premte skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë dhe në orën 17:00 stërvitja e “kuqezinjve” në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërkohë që nga dita e nesërme, në orën 18:45 trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat, teksa më orën 19:30 Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të presë Poloninë në dielën në orën 20:45 me qëllimin e vetëm, 3 pikët, për të mbajtur një ritëm që mund të na çojë në kualifikimin për në Europianin “Gjermani 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll