Sport

Bajrami: “Goli më i bukur i karrierës? Ja çfarë i thashë babait pasi shënova”…

Perla e Nedim Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin “E” të eliminatoreve të “Euro 2024”

8 Shtator 2023, 07:45 Nga DOSJA
Bajrami: “Goli më i bukur i karrierës? Ja çfarë i

ÇEKI - Në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit të tij që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme, festës dhe bisedës me babanë e tij.

Goli më i bukur i karrierës?

“Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë kështu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë si sot. Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim”.

Çfarë mungoi në ofensivë? 

“Futbolli kështu është, një rast një gol. Të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë shumë mirë”.

Roli në fushë? 

“Jam i lumtur. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, të vazhdojmë kështu”.

A e ndjej besimin e trajnerit Sylvinho? 

“Ai më ka ndihmuar shumë mentalisht. Kam shumë vetbesim me Sylvinhon. Duhet të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë skuadrën.

Goli? 

“E festova golin me babin, i thashë që të dua shumë. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Polonisë”, u shpreh 24-vjeçari nga Tetova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll