Sport

“Çështja Antony”: Edhe dy gra të tjera e akuzojnë brazilianin për sjellje të dhunshme

Futbollisti brazilian Antony, i Manchester United, përballet me akuza edhe nga dy gra të tjera në vazhdën e hetimeve të dhunës në familje nga ish-partneren e tij.

8 Shtator 2023, 14:47 Nga DOSJA
“Çështja Antony”: Edhe dy gra të tjera e

ANGLI - Antony e ka gjetur veten në sy të stuhisë, pasi po hetohet për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij, Gabriela Cavalin, ndërkohë që edhe dy gra të tjera e akuzojnë futbollistin për sjellje të dhunshme.

Sipas një raporti në Brazil të ribotuar nga “Athletic”, një grua e quajtur Raisa de Freitas paraqiti një raport policor kundër mesfushorit ndërkombëtar brazilian të Manchester United , në të cilin ajo pretendonte se ai kishte nevojë për trajtim spitalor. Ngjarja e dhunshme ka ndodhur, kur ajo ishte në makinën e Antony me një grua tjetër dhe një floktar, në një “vizitë” në një klub në Sao Paulo.

Gruaja e tretë, Ingrin Lana, 33 vjeç, pretendoi se Anthony e shtyu atë pas një muri dhe u përpoq të bënte seks me të kur ajo e vizitoi atë në shtëpinë e tij në Mançester tetorin e kaluar.

Në një intervistë për “Record TV” të dielën, Lana tha: "Ai u përpoq të bënte seks me mua, por unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën. Qëllimi im ishte vetëm biznesi. Arrita atje, pas ftesës së tij, por e kuptova se ai kishte qëllime të fshehta. Unë nuk kam qenë kurrë e dashura e askujt,” - është shprehur ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll