Sport

Presidenti i PSG-së, Al Khelaïfi sulmon Superligën por rritjen e futbollit në Arabinë Saudite nuk e shikon si rrezik…

Presidenti i PSG-së foli për gjendjen e Superligës, si dhe përmendi ngritjen meteorike që ka parë futbolli i Arabisë Saudite.

8 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Presidenti i PSG-së, Al Khelaïfi sulmon Superligën por rritjen e

GJERMANI - Nasser Al Khelaïfi u rizgjodh president i ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Berlin dhe më pas doli para mediave për të adresuar pyetjet e gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me Madridin, Barçën, Juventusin dhe përpjekja e dështuar përfundimisht, për të bashkuar Superligën Evropiane.

“Unë e quaj atë jo Super League”, tha ai, “ne nuk na intereson se çfarë bëjnë ata. Askush nuk i do ata. Ata janë jashtë. Më parë ishin tre skuadra, tani janë dy…”- tha ai duke iu referuar qartë madrilenëve dhe katalanasve.

Al Khelaïfi gjithashtu foli publikisht për herë të parë për ngritjen e futbollit të Arabisë Saudite dhe nëse ai mund të përbëjë një kërcënim për futbollin evropian: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë rrezik. Ne fokusohemi te Evropa dhe klubet tona. Ne kemi garat më të mira dhe më të rëndësishme, lojtarët më të mirë. Nuk është vendi im të gjykoj se çfarë ndodh jashtë Evropës. Ne fokusohemi te vetja,"- tha ai, duke derdhur ujë të ftohtë mbi mërgimin masiv të parë gjatë verës.

Një ditë më parë, gjatë fjalës së tij në asamble, Al Khelaïfi solli një kujtim shumë specifik në lidhje me Superligën: “Nuk do t'i harroj kurrë të gjitha largimet nga grupi WhatsApp i Bordit të ECA-s të dielën, më 18 prill 2021. Në fakt, unë mendova se telefoni im ishte hakuar dhe nuk do të ishte hera e parë. Megjithatë, do të kujtoj gjithmonë se si qëndruam të patundur si institucion dhe klubet që u kthyen, disa prej të cilave po kontribuojnë më shumë se kurrë në ECA”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll