Sport

Mercatoja përfundoi edhe në Arabinë Saudite, gati një miliard i shpenzuar!

Nga ana e Arabisë Saudite, gongu i fundit i mercatos tani ka kumbuar. Me një rekord të pabesueshëm përsa i përket shpenzimeve për transferta.

8 Shtator 2023, 11:54 Nga DOSJA
Mercatoja përfundoi edhe në Arabinë Saudite, gati një

ARABIA SAUDITE - Është një furi e vërtetë që daton që nga ardhja e Cristiano Ronaldos dhe që nuk ka përfunduar ende. Arabia Saudite, muajt e fundit, ka ndezur tregun e transferimeve në mënyrë spektakolare, për të ndërtuar një kampionat XXL. 

Një mercato më në fund ka përfunduar për klubet saudite dhe për këtë arsye është koha për të bërë një bilanc. Me 939 milionë euro të shpenzuara, kampionati saudit është thjesht shpenzuesi i dytë më i madh i verës, pas Premier League (2.81 miliardë), por përpara Ligue 1 (898 milionë), apo edhe Serie A (854 milionë).

Nga ana e klubeve, është Al Hilal, veçanërisht me transferimet e Neymar (90 milionë), Malcom dhe Otavio (60 milionë secili), që shpërthen rekordet e shpenzimeve. 

353 milionë euro për klubin saudit, krahasuar me 194 milionë për Al-Ahli klubin e Riyad Mahrez, 165 milionë për Al-Nasserin e Cristiano Ronaldos dhe 110 milionë për Al-Ittihad, i cili megjithatë arriti goditjen e madhe për nënshkrimin e “Topit të Artë” në fuqi, Karim Benzema, përmes një transferimi të lirë. 

Kante, Fabinho, Mané, Koulibaly, Henderson, Firmino, Mitrovic, Milinkovic-Savic, Laporte, Mendy dhe Saint-Maximin kanë vendosur në mënyrë të dukshme që të bëjnë një hap gjatë verës. Dhe ky është vetëm fillimi...

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll