Bota

Trump ‘ Amerikanët duhet të kenë mjet identifikimi nëse duan të blejnë ushqime në market’

21 Tetor 2019, 17:40 Nga DOSJA
Trump ‘ Amerikanët duhet të kenë mjet identifikimi

AMERIKË – Presidenti Donald Trump ka thënë gjatë një deklarate për fushtaën e tij të zhvilluar në Luisiana se amerikanët nëse duan të blejnë ushqime në marketet e vendit, duhet të tregojnë kartën e tyre të identitetit.

“Ju e dini, nëse doni të dilni dhe të blini sende ushqimore, keni nevojë për një mjet identifikimi. Për gjithçka që doni të bëni, ju nevojitet një mjet  identifikimi. E vetmja gjë për të cilën nuk keni nevojë për identifikim është të votoni, gjëja më e rëndësishme që në po bëjmë për ju, për të mos ju penguar të drejtën qytetare për të votuar “, tha Trump gjatë fushatës së tij.

Mashtrimi i votuesve është jashtëzakonisht i rrallë dhe nuk ka asnjë dëshmi të mashtrimit masiv nga demokratët.

Deklarata e Trumpit në Luiziana, nuk ishte hera e parë që Trump pretendoi se amerikanët kanë nevojë për identifikim për blerjet e tyre ushqimore. Ai tha të njëjtën gjë në një fushatë  në Florida në korrik të 2018.

Një ditë pas fushatës në Florida, sekretarja e tij e shtypit e atëhershme, Sarah Sanders u tha gazetarëve se Trump po i referohej blerjeve të “birrës ose verës”. Por tre muaj pas kësaj, Trump i tha konservatorit Daily Caller se mjeti i identifikimit do të  kërkohet “nëse blini qoftë edhe një kuti me drithëra”.

Momentalisht dyqanet ushqimore kërkojnë identifikim për blerjen e alkoolit dhe duhanit (për prova se klientët janë në moshë legale), blerjen e ilaçeve të caktuara dhe kur klientët paguajnë me çek.

Por këto janë përjashtime, jo rregull. Miliona amerikanë blejnë ushqime çdo ditë pa u kërkuar asnjë mjet identifikimi.

Deklaratat e Trumpit jane hedhur poshtë nga një sërë njerëzish të cilët pretendojnë se Trump nuk tregon të vërtetën dhe shumë gjëra që ai deklaron si fakte, janë të pasakta.

Nuk është e vërtetë që “nuk keni nevojë për identifikim” për të votuar kudo në vend.

Tridhjetë e pesë shtete përfshirë Luizianen, ku Trump po fliste për fushatën e tij, kanë një lloj kërkese për identifikimin e votuesve, sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave të Shtetit.

Disa nga këto vende kërkojnë identifikimin përmes  fotografive, ndërsa disa lejojnë forma të tjera të identifikimit.

Burimi:CNN
E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota luiziana trump luiziana trump

Sondazh

Poll