Bota

Prej një jave i zhdukur, policia kërkon ndihmë për 24-vjeçarin nga Kosova (FOTO+EMRI)

21 Tetor 2019, 14:09 Nga DOSJA
Prej një jave i zhdukur, policia kërkon ndihmë për

KOSOVË– Një shtetas nga Kosova është zhdukur që prej datës 14 tetor të këtij viti. Policia e Kosovës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare,
kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,
analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove shqipdon alija zhduket kosovari kosove shqipdon alija zhduket kosovari

Sondazh

Poll