Bota

Dy burrat e akuzuar për luajtjen e bixhozit, fshikullohen publikisht në Indonezi

21 Tetor 2019, 14:18 Nga DOSJA
Dy burrat e akuzuar për luajtjen e bixhozit, fshikullohen publikisht

INDONEZI – Ligjet indoneziane, vazhdojnë të jenë ende mjaft të rënda, ku disa prej tyre përfshijnë goditjen me kamzhik në publik apo varjen në mes të turmës.

Rasti i fundit na vjen nga dy burra të cilët janë kapur duke luajtur lojëra bixhozi, dhe janë dënuar për tu goditur më kamzhik publikisht në kryeqytetin e indonezisë, Xhakarta.

Burrat shihen të jenë rreth moshës 50 vjeç, ata kanë veshur të dy një këmishë të gjatë të bardhë, dhe presin ndëshkimin e caktuar nga ligji Sherian, që funksionon në Indonezi.

Sipas ligjit të Sheriatit, njerëzit që abuzojnë me lojërat e fatit,  njerëzit që kanë një marrëdhënie homoseksuale, ata që konsumojnë  alkool, dhe seksi jashtëmartesor, ndëshkohet rëndë me goditjet me kamzhik në publik, apo deri edhe në varje.

Pavarësisht nga shumë kritika ndërkombëtare, kodi penal islam, i cili buron nga interpretimet e Kuranit, teksti fetar i Islamit, përdoret gjerësisht në rajon si kodi kryesor i tij ligjor.

Indonezisë iu dha e drejta për të përdorur ligjin e sheriatit si kodin e tij ligjor , me kushtin që ai të mbetej një vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane.

Burimi:DAILY MAIL

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota indonezi qellohet me kamxhik pas lojrave te bixhosit xhakarte indonezi qellohet me kamxhik pas lojrave te bixhosit xhakarte

Sondazh

Poll