Bota

Tentuan të bënin puç por dështuan, ç’po ndodh me gjyqin e dy politikanëve në Mal të Zi

21 Tetor 2019, 14:12 Nga DOSJA
Tentuan të bënin puç por dështuan, ç’po ndodh

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentimet e dështuara për puç.

Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre.

Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezheviqit dhe Mandiqit kanë qenë të motivuara politikisht.

Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

Marrë nga REL

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni andrija mandiq millan knezheviq andrija mandiq millan knezheviq

Sondazh

Poll