Bota

Shpallet gjendja e emergjencës në Kili, shtetrrethim pas protestave të dhunshme

21 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Shpallet gjendja e emergjencës në Kili, shtetrrethim pas protestave

KILI – Rritja e çmimit të transportit publik, mesa duket nuk është pritur aspak mirë nga banorët e Kilit, të cilët ka shpërthyer në protesta të dhunshme kundër qeverisë.

Policia raporton mbi 300 persona të burgosur, dhe gjithashtu rreth 156 policë dhe 11 civilë janë plagosur dhe janë shtruar në spital.

Qeveria e vendit, ka shpallur gjendjen emergjente  për të paktën 15 ditë.

Gjatë këtyre 15 ditëve, në kryeqytet do të kryhet një shtetrrethim i cili do të fillojë çdo ditë në 22:00 të mbrëmjes e deri në 7 të mëngjesit.

Si pasojë e protestave të dhunshme kanë humbur jetën 10 persona, dhe janë plagosur me qindra të tjerë.

Presidenti i Kilit, Sebastian Puinera, njoftoi pezullimin e rritjes së çmimit të biletave të metrosë, i fundit në një seri rritjesh që edhe coi në shpërthimin eprotestave të banorëve.

Burimi:TheGuardian

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kili protestat ne kili kili protestat ne kili

Sondazh

Poll