Bota

Thirret në Hagë për të dëshmuar ish-komandanti kryesor i UÇK-së, Azem Syla

21 Tetor 2019, 16:02 Nga DOSJA
Thirret në Hagë për të dëshmuar ish-komandanti kryesor

KOSOVË- Azem Syla njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është ftuar në Hagë. Supas mediave në Kasovë, Syla do të dëshmojë në Hagë në ditët në vijim. 

Thirrjes në Hagë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Sylës, Besnik Berisha.  “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës ftesë nga Haga. Po ashtu gjatë ditës së sotme një ftesë tjetër është lëshuar nga Specialja për ish-drejtuesin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

Ai është ftuar nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit  dhe do të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë. E ftesës Miftari i është përgjigjur pozitivisht. Ai ka deklaruar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë. 

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë. Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni azem syla naim miftarin ushtria clirimtare e kosoves azem syla naim miftarin ushtria clirimtare e kosoves

Sondazh

Poll