Sport

Rinovimi tani është zyrtar: Inter dhe Simone Inzaghi, së bashku deri në vitin 2025!

Zgjatet marrëveshja njëvjeçare me rregullimin e pagës për trajnerin e ‘zikaltërve’

5 Shtator 2023, 15:26 Nga DOSJA
Rinovimi tani është zyrtar: Inter dhe Simone Inzaghi, së bashku

ITALI - Tani është zyrtare: Simone Inzaghi ka zgjatur për një vit marrëdhënien me Interin, në fakt ka firmën për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. 

Marrëveshja mes palëve e arritur javët e fundit është komunikuar mëngjesin e sotëm nga klubi ‘zikaltër’, një ditë pas fillimit të kampionatit, që e sheh skuadrën në krye të renditjes (së bashku me Milanin, kundërshtari i radhës në rinisjen e ligës pas pushimit ndërkombëtar) me 9 pikë, rezultat i tri fitoreve ndaj Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinës, me tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar (Interi është skuadra e vetme në pesë vendet më të mira evropiane për të mbajtur portat e pastra). 

Për trajnerin ‘zikaltër’ një pagë 5.5 milionë euro në sezon si pjesë fikse, së cilës duhet t'i shtohen edhe bonuset në bazë të rezultateve të arritura. Në dy sezonet e para të Interit, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa Italie dhe dy Superkupa Italie), duke i çuar ‘zikaltrit’ në finalen e Champions League qershorin e kaluar në Stamboll kundër Manchester Cityt.

“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të ‘zikaltërve’ deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll