Sport

Van Gaal shpërthen bombën: “Messi ishte planifikuar për ta fituar Kupën e Botës”...

Ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka sulmuar kampionët e botës, Argjentinën, duke pretenduar se trofeu i Kupës së Botës ishte përcaktuar për të përfunduar në duart e Lionel Messit.

5 Shtator 2023, 11:48 Nga DOSJA

Van Gaal shpërthen bombën: “Messi ishte planifikuar për ta

HOLANDE - Louis van Gaal nuk ishte në gjendje të drejtonte Holandën drejt ndonjë suksesi të madh në Kupën e Botës 2022, pasi u eliminua nga Argjentina, mbajtësja e titullit eventual, në një çerekfinale shokuese.

Disa muaj më vonë, 72-vjeçari foli për Botërorin e Katarit, duke shprehur mendimin se ishte e paraplanifikuar që Lionel Messi të shpallej kampion bote me Albiceleste.

“Kur shikon sesi Argjentina shënonte gola dhe si disa lojtarë argjentinas kaluan vijën dhe nuk u penalizuan, mendoj se e kuptoni që gjithçka ishte e paramenduar”,- tha fillimisht ish-trajneri i kombëtares së ‘portokali’, ndërsa gazetari e pyeti:

"Çfarë po thoni, që Messi duhet të ishte kampion bote?",- me Van Gaalin që u përgjigj: "Unë kështu mendoj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll