Sport

Van Dijk kundër trajnerit Van Gaal, për ato çka tha për Messin: “Le të thotë çfarë të dojë, Argjentina e meritoi Kupën e Botës”

Virgil van Dijk nuk është pajtuar me pikëpamjen e ish-trajnerit të tij të Holandës, Louis van Gaal, se fitorja e Lionel Messit në Kupën e Botës në Argjentinë ishte planifikuar.

5 Shtator 2023, 13:42 Nga DOSJA
Van Dijk kundër trajnerit Van Gaal, për ato çka tha për

HOLANDE - Pothuajse nëntë muaj pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar , ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal bëri një deklaratë që do të diskutohet gjatë.

Konkretisht, ai u shpreh se ishte planifikuar dhe paramenduar që trofeu i Kupës së Botës në Katar të përfundonte në duart e Lionel Messit.

Virgil van Dijk u pyet për deklaratat e ish-trajnerit të tij dhe nuk u pajtua me të, duke thënë: " Ai mund të thotë çfarë të dojë, është mendimi i tij, por unë nuk jam dakord me të dhe nuk ndaj të njëjtin mendim".

Gazetari vazhdoi: "Pra ju dhe skuadra nuk qëndroni pas fjalëve të tij?", me 32-vjeçarin që u përgjigj: "Jo. Argjentina e meritonte ta fitonte".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll