Sport

I “pavdekshmi” Muller, Flick e rikthen në kombëtare pas 9 muajsh!

Muller ka qenë një nga lojtarët kyç të dy dekadave të fundit te Gjermania, ndërsa 33-vjeçar numëron 121 paraqitje dhe 44 gola me përfaqësuesen

5 Shtator 2023, 11:21 Nga DOSJA
I “pavdekshmi” Muller, Flick e rikthen në kombëtare pas 9

GJERMANI - Thomas Muller rikthehet te përfaqësuesja e Gjermanisë. Pas nëntë muajsh, Thomas do të përjetojë sërish emocionet e kombëtares dhe kjo vjen pasi sulmuesi i Dortmund, Niclas Fullkrug do të mungojë në këtë grumbullim. Trajneri Hansi Flick i ka besuar përsëri sulmuesit, ndërkohë që Gjermania ka planifikuar dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj Japonisë më 9 shtator dhe tre ditë më pas ndaj Francës.

Muller ka qenë një nga lojtarët kyç të dy dekadave të fundit te Gjermania, ndërsa 33-vjeçar numëron 121 paraqitje dhe 44 gola me përfaqësuesen dhe për herë të fundit ka luajtur më 1 dhjetor në ndeshjen kundër Kosta Rikës në Katar 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll