Aktualitet

Dhunoi policin dhe vëllain e tij për një borxh/ Lihet në burg autori, dëshmia: Nuk kam lidhje me ngjarjen, isha në gjumë

Në kërkim janë disa persona të tjerë si, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

5 Shtator 2023, 12:10 Nga A.B

Dhunoi policin dhe vëllain e tij për një borxh/ Lihet në

TIRANË- "Isha në gjumë, nuk kam lidhje me ngjarjen"- kështu tha Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat. Ai u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. 

“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjar e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj.

Në kërkim janë disa persona të tjerë si, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj./Dosja.al

blerim bullica ervin fanaj

Sondazh

Poll