Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat/ Përmbyset makina, detajet e para

Një automjet tip ‘Foristrad’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

4 Shtator 2023, 17:43 Nga f.i
Aksident në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat/ Përmbyset makina, detajet e
pamje nga vendngjarja

GRAMSH- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, në afërsi të fshatit Mashan në vendin e quajtur “Dy Kthesat”.

Një automjet tip ‘Foristrad’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ende nuk dihet se sa persona udhëtonin me automjetin. 

Banorët e zonës kanë ardhur në ndihmë, ndërkohë që policia dhe ekipi i repartit të urgjencës së spitalit të Gramshit janë nisur për në vendngjarje.

aksident ne gramsh

Sondazh

Poll