Aktualitet

Arrestohet në Francë Behar Bajri, Policia: Pritet deportimi në Shqipëri

Bajri akuzohet nga SPAK për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

4 Shtator 2023, 18:58 Nga I.A
Arrestohet në Francë Behar Bajri, Policia: Pritet deportimi në
Behar Bajri

FRANCË- Ish-bashkëpunëtori i Ervis Martinajt behar Bajri është arrestuar ditën e sotme në Francë. Mësohet se Bajri i shpallur në kërkim nga operacioni 'Metamorfoza' është vënë në pranga nga autoritetet franceze. 

Bajri akuzohet nga SPAK për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre. Pritet që Bajri të deportohet në Shqipëri, pasi gjykata franceze të japë dritën jeshile.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor i koduar “Metamorfoza”. Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze. Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit. Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

behar bajri metamorfoza

Sondazh

Poll