Aktualitet

Aksident në Lezhë, përplasen 2 makina, lëndohen drejtuesit

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që nga përplasja dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar.

4 Shtator 2023, 15:21 Nga I.A
Aksident në Lezhë, përplasen 2 makina, lëndohen drejtuesit
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që nga përplasja dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar.

Të dy ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll