Sport

Sanço bën “sherr” me trajnerin Ten Hag: "Unë kam qenë “kokë turku” për një kohë të gjatë në skuadër, gjë që nuk është e drejtë"

Plagë e hapur në marrëdhëniet mes trajnerit dhe anësorit të majtë të Manchester United

4 Shtator 2023, 18:16 Nga DOSJA
Sanço bën “sherr” me trajnerin Ten Hag: "Unë

ANGLI - Plagë e hapur në marrëdhëniet mes Ten Hag dhe Jadon Sancho, respektivisht trajner dhe anësor i krahut të majtë i Manchester United. Gjithçka nisi kur trajneri i “Djajve të Kuq” justifikoi mospërfshirjen e anglezit në derbin me Arsenalin. 

"Ne nuk e zgjodhëm atë për ndeshjen, duke marrë parasysh performancën e tij në stërvitje. Në Manchester United duhet të arrish nivelin e kërkuar çdo ditë. Prandaj e lamë jashtë për këtë ndeshje", është shprehur trajneri.

Sulmuesi e kundërshtoi veprimin përmes një deklarate. "Ju lutem mos besoni gjithçka që lexoni. Unë nuk do të lejoj të thuhen gjëra krejtësisht të pavërteta. Unë ia dola shumë mirë në stërvitje këtë javë.

Unë kam qenë “kokë turku” për një kohë të gjatë, gjë që nuk është e drejtë. E vetmja gjë që dua është të luaj futboll dhe të ndihmoj skuadrën, gjithsesi di të respektoj të gjitha vendimet e stafit të trajnerëve dhe do të vazhdoj të luftoj për këtë emblemë, çfarëdo që të ndodhë”,- ka shkruar Jadon Sancho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll