Sport

Legjenda Roy Keane, goditet në kokë në fund të ndeshjes Arsenal-Man.United...

Policia po heton rastin

4 Shtator 2023, 18:02 Nga DOSJA
Legjenda Roy Keane, goditet në kokë në fund të ndeshjes

ANGLI - Autoritetet angleze po hetojnë një sulm të supozuar ndaj goditjes me kokë të një tifozi ndaj Roy Keane, një ish-mesfushor irlandez dhe komentator aktual për 'Sky Sports', gjatë ndeshjes së kësaj të diele midis Arsenalit dhe Manchester United (3-1).

Në një video që ka bërë bujë këto orët e fundit në rrjetet sociale, Roy Keane shfaqet i shoqëruar nga Micah Richards, ish-mbrojtës anglez dhe njëkohësisht komentues në atë stacion, i cili do të ketë mbrojtur menjëherë kolegun e tij. Të dy janë dukshëm të irrituar me një burrë, i njëjti që dyshohet se e goditi Keane në kokë.

Sipas shtypit anglez, episodi ka ndodhur kur Keane dhe Richards ishin nisur drejt fushës për të marrë pjesë në komentet e fundit të ndeshjes.

"Policia po heton një agresion të dyshuar të kryer nga një tifoz, para momentit të videos që po qarkullon në rrjetet sociale. Në videon në fjalë Richards po tenton të qetësojë situatën", lexohet në komunikatën e zëdhënësit. e 'Sky Sports'. Autoritetet konfirmuan se deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll