Sport

'Vogëlushi' Lamine Yamal, surpriza e madhe në kombëtaren e Spanjës…

Lojtari i ri i Barcelonës tashmë është i përqendruar te kombëtarja

4 Shtator 2023, 17:19 Nga DOSJA
'Vogëlushi' Lamine Yamal, surpriza e madhe në

SPANJE - Lojtarët e skuadrës spanjole tashmë janë të grumbulluar në Las Rozas, ku do të nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Gjeorgjisë (8 shtator) dhe Qipros (12 shtator), për kualifikueset e Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. 

Ata të thirrur nga Luis de la Fuente kanë mbërritur në hotelin ‘Ciudad del Fútbol’ me shiun si shoqërues. I pari që mbërriti ishte Olmo dhe më pas mbërritën pjesa tjetër e lojtarëve. 

Lamine Yamal është, pa dyshim, surpriza e madhe e kësaj thirrjeje për kombëtaren. Në moshën 16-vjeçare, ai është thirrur nga absolutja spanjole dhe mund të debutojë kundër Gjeorgjisë. Katalanasi ka mbërritur, i shoqëruar nga Gavi dhe De la Fuente e ka përqafuar në momentin e mbërritjes në “Las Rozas”.

Ndërkombëtarët spanjolë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore të këtij grumbullimi pasditen e së hënës, e cila do të jetë e hapur për publikun. Një seancë në të cilën do të duhet të shihet se si do të reagojnë tifozët pas 'rastit Rubiales'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll