Sport

E pabesueshme, por e vërtetë! Leonardo Campana është një lojtar i Inter Miami me më shumë pasuri se sa Leo Messi…

Ekuadoriani vjen nga një familje miliona dollarëshe, me traditë sportive në vendin e tij.

4 Shtator 2023, 17:00 Nga DOSJA
E pabesueshme, por e vërtetë! Leonardo Campana është

SHBA - Një nga shokët e skuadrës së Leo Messit te Inter Miami nuk është as më shumë e as më pak se një miliarder, paçka se nuk vjen saktësisht nga futbolli.

Campana është një futbollist i ri 23-vjeçar, i cili pasi filloi karrierën e tij në Barcelonë Guayaquil, u transferua te Wolverhampton në Premier League, por pas një morie klubesh ai përfundoi në huazim te skuadra e Floridës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo Campana R (@leonardocampana)

Campana ka marrë pjesë në ekipet e të rinjve nga Ekuadori, me të cilët ka një titull në kampionatin e Amerikës së Jugut U-20 në 2019; Pas kësaj arritjeje, Leo u thirr me ekipin e të rriturve nga Hernán Darío Gómez.

Babai i tij Pablo Campana ishte një tenist profesionist, i cili përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike të Atlantës 1996; ndërsa stërgjyshi i tij Gabriel ishte gjashtë herë kampion i Ligës Ekuadoriane.

Po kështu gjyshi i tij, Isidro, ishte president i Barcelonës de Guayaquil për 15 vite, skuadër që vendosi të vendoste emrin e tij në stadium, pasi ai ndihmoi në ndërtimin e këtij lokali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo Campana R (@leonardocampana)

Është falë familjes së tij, Leonardo Campana ka një pasuri që tejkalon një miliard euro, sipas “Corriere dello Sport”.

Një pjesë e kësaj pasurie i takon edhe gjyshes së tij Isabel Noboa, një nga biznesmenet më të rëndësishme në Ekuador, pasi ajo ka biznese bujqësore, prona të paluajtshme, industriale, tregtare dhe turistike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo Campana R (@leonardocampana)

Gjyshi i tij, përveçse si menaxher i një skuadre futbolli, ishte ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve, gjë që i dha fitime të mëdha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll