Bota

Presidentja kroate siç nuk e keni parë kurrë më parë, e veshur si një rokere në koncertin e rock-grupit të njohur

21 Tetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Presidentja kroate siç nuk e keni parë kurrë më parë,

KROACI- Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç është shfaqur ashtu sikurse nuk është parë kurrë më parë. Kitaroviç ishte e pranishme në koncertin e bendit të famshmëm Prjlavo Kazaliste. Ky bend i famshëm muzikor është rikthyer në skenë pas 30 vitesh mungesë, ndaj presidentja kroate i është bashkuar koncertit të tyre. Sikurse shihet në fotot e publikuara në mediat kroate, Kitaroviç është parë në tribunë e veshur me xhaketë lëkure, xhinse dhe flokë të lëshuara dhe ka kënduar sëbashku me grupin dhe publikun disa nga këngët më të njohura të këtij bendi muzikor.

Që në fëmijëri kam dëgjuar këngët rock të këtij bendi“, është shprehur Kitaroviç për mediat në Kroaci, teksa zbuloi arsyen pse ishte pjesë e këtij koncerti, ku prania e saj nuk kaloi pa u vënë re, pasi ajo qëndroi në të njëjtin vend me publikun dhe ka bërë foto të shumta me ta.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kolinda gabar kitarovic kolinda gabar kitarovic

Sondazh

Poll