Aktualitet

Ngacmohet seksualisht 74-vjeçarja në Gjirokastër, autor një 43-vjeçar

Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici. Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

3 Shtator 2023, 10:42 Nga A.B
Ngacmohet seksualisht 74-vjeçarja në Gjirokastër, autor
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një rast i paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Një 43-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar. Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici. Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

"Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj"- njofton Policia.

ngacmim seksual gjirokaster

Sondazh

Poll