Aktualitet

Parashikimi i motit, temperaturat parashikohen deri në 34 gradë Celsius

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C.

3 Shtator 2023, 07:21 Nga A.B
Parashikimi i motit, temperaturat parashikohen deri në 34 gradë
Moti

TIRANË- Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa, orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbulklim i tyre, por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll