Aktualitet

Vritet me thikë brenda banesës një grua në Tiranë, autore dyshohet motra e saj

Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.

3 Shtator 2023, 08:44 Nga A.B
Vritet me thikë brenda banesës një grua në Tiranë,
Ambulance

TIRANË- Vritet me thikë një grua në kryeqytet. Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës së viktimës në rrugën e Kavajës. Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vratë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje./Dosja.al

vritet nje grua ne tirane vrasje ne tirane

Sondazh

Poll