Aktualitet

"Ngjarja u fsheh"/ Vrasja e 37-vjeçares nga e motra, reagon Policia: Familjarët e raportuan si vdekje natyrale

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se Pushani, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

3 Shtator 2023, 09:08 Nga A.B
"Ngjarja u fsheh"/ Vrasja e 37-vjeçares nga e motra, reagon
Policia

TIRANË- Policia ka reaguar pas vdekjes së 37-vjeçares, Amanda Pushanit. Forcat blu, bëjnë të ditur se familjarët e saj fshehën ngjarjen, duke raportuar se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se Pushani, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40 vjeçaren Marsela Pushanin, motrën e saj, e cila do të hetohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vritet amanda pushani amanda pushani

Sondazh

Poll