Aktualitet

Vrau motrën, dëshmia e AUTORES: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste

Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.

3 Shtator 2023, 09:33 Nga A.B
Vrau motrën, dëshmia e AUTORES: Veprova në kushtet e
Marsela Pushani

TIRANË- Motra e Amanda Pushanit, ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

"Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë"

amanda pushani marsela pushani

Sondazh

Poll