Aktualitet

Sherri mes motrave përfundoi në tragjedi! Identifikohet viktima dhe autorja e vrasjes në Tiranë

Viktima u gjet e pajetë në banesë pasditen e djeshme, ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit. 

3 Shtator 2023, 08:55 Nga A.B
Sherri mes motrave përfundoi në tragjedi! Identifikohet viktima dhe
Policia

TIRANË- Amanda Pushani, 37 vjeçe u vra nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeçe. Kjo e fundit u vu në pranga disa orë pas ngjarjes. 

Viktima u gjet e pajetë në banesë pasditen e djeshme, ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe paraprakisht, dyshohet që vrasja të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë. Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes./Dosja.al

vritet amanda pushani amanda pushani marsela pushani

Sondazh

Poll