Politike

Rama zbulon diskutimet në Kryesinë e PS: Shumë shpejt takohem me Macron, ‘Zgjedhoren’ e bëjmë brenda vitit

21 Tetor 2019, 07:32 Nga DOSJA
Rama zbulon diskutimet në Kryesinë e PS: Shumë shpejt takohem me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për thuajse 5 orë një mbledhje të Kryesisë së Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve ka qënë vendimi i 18 tetorit për mosçeljen e negociatave me BE-në.

Pas mbledhjes në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se në ditët në vijim do të takonte presidentin e Francës, Emanuel Macron për të diskutuar lidhur me “Jo-në” e tij për çeljen e negociatave. Më pas lidhur me Reformën Zgjedhore, Rama tha se ajo do të miratohet brenda vitet me të gjitha palët që duan të marrin pjesë.

Në ditët në vijim do të kem takime me Macron dhe me drejtues të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar më shumë. Jemi të qartë që do vijojmë më tej punën dhe nesë do kishim marrë një “po”, detyrat janë po ato që kemi pasur dhe në fillim. Në Kuvend duhet të miratojmë rekomandimet e OSBE,”-tha Rama.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, është diskutuar edhe lidhur me zgjedhjet brenda Partisë. Më 16 nëntor do të votohet për kryetarët e rinj të partive në të 61 bashkitë e vendit. Po kështu në këto zgjedhje do të zbatohet parimi një anëtar një votë dhe do të votohet dhe për delegatët e Kongresit që pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama emmanuel macron rama mbledh kryesinë dështojnë negociatat me be-në edi rama emmanuel macron rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll