Sport

Mbaroi “telenovela”! Ja ku do transferohet Joao Felix në ditën e fundit të merkatos...

Joao Felix (23 vjeç) është afër një transferimi në ditën e fundit të merkatos.

31 Gusht 2023, 17:16 Nga DOSJA
Mbaroi “telenovela”! Ja ku do transferohet Joao Felix në

SPANJE - Një tjetër yll portugez është shumë pranë arritjes së kampionëve të Spanjës.  Bëhet fjalë për Joao Felix (24 vjeç), i cili së fundmi ka shprehur synimin e tij për t'u transferuar te Barcelona, ​​pasi nuk u preferua nga Diego Simeone te Atletico Madrid.

Barcelona raportohet se ka vendosur për transferimin e Joao Felix dhe katalanasit do ta bëjnë transferimin në ditën e fundit të merkatos. Tani, “RAC1” shkruan se portugezi është i sigurt për transferimin dhe beson, se nesër do të jetë lojtar i Barcelonës, kur është dita e fundit e merkatos!

"FC Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të isha i lumtur të arrij te Barça. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse kjo ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar,"- tha Felix.

Në vitin 2019, Atletico Madrid bleu Felix nga Benfica e Lisbonës për një shumë të madhe: 127 milionë euro, një rekord për të dy klubet. Vetëm se sulmuesi nuk i përmbushi pritshmëritë dhe u tërhoq në vijën e fundit nga Diego Simeone.

Portugezi është ‘prodhuar’ nga AEF Os Pestinhas, FC Porto dhe SL Benfica. Në vitin 2019, Atletico Madrid e bleu atë nga Benfica për 127.2 milionë euro, kohë në të cilën pjesa e tij e tregut, sipas faqeve të specializuara të internetit, ishte 70 milionë.

Te Benfica, Joao Felix shënoi 20 gola dhe asistoi 11 herë në 43 ndeshje dhe në Atletico Madrid, portugezi mori pjesë në 131 ndeshje, ku shënoi 34 gola dhe dha 18 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll